Shërbimi Spitalor kërkon hetime për konkursin për infermiere

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 21:54 | Nga

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, ka kërkuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga departamenti për hetime, të iniciojë hetimet dhe hulumtime e menjëhershme në lidhje me pretendimet e kandidateve që kanë aplikuar në konkursin e fundit për infermiere të profileve të ndryshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këto pretendime janë raportuar nga KTV, ku mes tjerash disa kandidate kanë deklaruar se janë dhënë para për një vend pune.

“Drejtoria e SHSKUK pret nga Policia e Kosovës të hulumtojë pretendimet dhe sqarohet në tërësi kjo situatë, meqë ka individë që dëshirojnë të njollosin këtë proces dhe ShSKUK-në në tërësi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së.

ShSKUK-ja thotë se do të ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje të plotë për hulumtim të tërësishëm të situatës dhe inkurajon të gjithë kandidatët që kanë fakte dhe argumente të paraqesin ato tek organet hetuese, në mënyrë që mos të lejohet që askush të njollosë dhe abuzojë me detyrën zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme