Shoqatat Sindikale të institucioneve të shërbimit civil të nivelit qendror janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Arlinda Bajraj, nga Sindikata e punëtorëve të ATK-së, tha se shkresat i kanë dërguar Qeverisë kërkesë që të përfshihen në diskutimet për Ligjin për Paga, Ligjin për Shërbyes Civilë e tema të tjera në interes të tyre.
Ajo tha se kanë marrë zotimin për realizimin e kërkesave të tyre.
“Na premtuam që do të bëjmë dialog në ditët në vijim dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të realizimit të kërkesave”.
Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se Qeveria u ka premtuar se do të ketë dialog social e se do to zgjidhin të gjitha çështjet të cilat janë adresuar qe një kohë të gjatë.
“Unë besoj në bazë të takimit që e përfunduam që fryma ekziston që të ketë bashkëbisedim”.
Tutje Sefaj tha se nëse nuk do të ketë reagime nga Qeveria në këtë drejtim, veprimet sindikale do të jenë të nevojshme.