Ankohen punëtorët e sektorit privat: Po diskriminohemi nga pronarët e nga Qeveria

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 11:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, me qëllim të informimit për keqpërdorimin e punëtorëve në sektorin privat nga pronarët e kompanive dhe shteti, raporton Ekonomia Online.

I pari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi ka kritikuar Qeverinë se te asnjëra pako për Rimëkëmbje Ekonomike nuk kanë përfituar punëtorët e sektorit privat, por kanë përfituar pronarët e kompaniv..

“Gjendja e punëtorëve të sektorit privat, çdo ditë po rëndohet. Kur zvogëlohet orari i punës po zvogëlohet edhe nga e tyre, dhe që nuk ja vlen të shkojë të punojë për katër orë. Mbi 70% te punëtorëve teknik dhe të sigurimit shëndetësore janë të prekur me Covid-19, dhe pronarët e kompanive nuk kanë qenë afër këtyre punëtorëve”.

“Pronarët e kompanive nuk i kanë lejuar që të shkojnë të testohen, edhe kemi ardhur në gjendje ku punëtorit  i ka rënë të fiktë dhe ata nuk i kanë bart në emergjencë. Pakoja Emergjente më shumë se 80% ka shkuar në kuletën e kompanive sepse të gjitha pagat ato në mënyrë automatike janë zbatuar nga pronari i kompanisë. Pakoja për stimulimin e bizneseve prapë edhe nga kjo pako punëtorët e sektorit privat nuk përfituan asgjë”.

Tutje Azemi ka thënë se kanë kërkuar që edhe punëtorët e sektorit privat që punojnë në institucione publike të përfshihen në pagesat shtesë, raporton EO.

“Në momentin kur ka nxjerr vendim se do të bënë pagesën e mjekëve, ne kemi kërkuar që edhe punëtorët e sektorit privat që kryejnë shërbime të jenë pjesë përbërëse dhe ne kemi menduar që do të jemi në atë listë”.

“Kjo është shkelje ligjore, përderisa MSH nuk i paguan punëtorët e sigurimit fizik, ku drejtorët e spitaleve i detyrojnë punëtorët e sigurimit për të bartur kufomat. Ne nuk do ta rrezikojmë shëndetin tonë dhe do të vije shumë shpejt deri te një kolaps i shpejtë”.

Mes tjerash ai ka kërkuar nga MSh-ja që sa më shpejtë t’i paguaj punëtorët e sigurimeve në spitale me një shtesë prej 150 euro.

“Ne kemi kërkuar që MSh-ja që këta punëtore t’i fusë në listën që të paguhen me një shtesë prej 150 euro ashtu siç janë paguar mjekët dhe infermierët”.

Të ngjashme