Në grevë njëorëshe kanë hy edhe shërbyesit civilë të cilët punojnë në disa nga ministritë e vendosura në objektin e ish-Rilindjes.
Ata pokërkojnë nivelizim të pagave me sektorë të tjerë, raporton Ekonomia Online. Përderisa paga mesatare e shërbyeseve civilë është 340 euro.
Ali Gashi nga Këshilli Grevist tha se nëse Qeveria nuk do të reflektojë atëherë do të ndërmarrin masa tjera.
“Greva ka filluar dhe ka shtrirje të gjerë. Është duke shkuar siç është planifikuar. Ne i kemi dy kërkesa, të trajtohemi dinjitetshme dhe të mos jemi të diskriminuar dhe të na pranohet përvoja e punës”.
“Në rast se nuk reflekton ne do të veprojmë, ne do të marrim edhe masa tjera. Ne nuk japim afate, ne jemi vet shteti”, tha ai.
Vehbi Spahiu, anëtarë i Këshillit Grevist të Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit, tha se kërkesa është e qartë, që të gjithë punëtorët e shërbimit civil të trajtohen barabartë.
“Ne kërkojmë që të gjithë me u trajtuar të barabartë në Ligjin për Paga. Pozita dhe puna që e kryen secili punëtor të paguhet barabartë me inspektoratet e institucioneve tjera qendrore”.
Ndue Kalaj kryetar i Sindikatës së Administratës Publike, Projektligjin për Paga e ka quajtur Ligj të të “fortit” dhe jo ligj që u shërben nëpunësve civilë, raporton EO.
“Kërkesa e parë ka të bëjë me trajtimin e barabartë të gjithë shërbyesve civilë. Ajo që është paraparë me shtojcën një është në kundërshtim me parimet e themelore”.
“Prej ditës që ka filluar me u implementuar ligji ka ndërhyrje politike. Më e ulëta kategori jemi në fakt nuk jemi tu u paguar për punë të ngjashme”.
“Ky Ligji për Paga mund të quhet ligji i të fortit dhe kanë përfituar stafi politik. Kërkesa e dytë është që në nëpunësit civilë që u përndjekjen politikisht nga puna që 20-vjet janë duke u përball duke mos ua njoftë stazhin e punës”, tha ai.
Ligji për Pagat është në fazën e shqyrtimit, kurse më 31 janar pritet që të procedohet në seancë për miratim.