Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit civilë dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, se sot është bërë ekzekutimi i pagave për muajin nëntor.
Ekzekutimi i pagave për muajin nëntor është bërë disa ditë më herët për nderë të festës së “28 Nëntorit”.
Me këtë rast, Ministria e Financave Ju uron gjithë shqiptarëve festën e 28 Nëntorit, 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar.