Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, tha se nuk është e drejtë që të gjykohet dikush në mënyrën që sipas tij po gjykohet zëvendëskryeministri Dardan Gashi, për gjuajtjen me armë në një aheng.
“Unë do të kisha kuptuar sikurse kjo pikë të kish qenë debat parlamentar aty është livadh gjon por në interpelancë është shumë më e vogël. Parlamenti është shndërruar në një sallë gjyqi këtu e kem një prokuror. Je dëshmitar që pa qenë aty dhe deputetët juria për me votua a janë apo jo fajtor. Të gjithë që e morën fjalën i janë referuar ato që i kanë parë aty”.
Ai ka komentuar deklaratën e Shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, që në fjalën e tij pati thënë se e kupton Gashin, pasi në një festë të tillë, me yndyrë mish e raki, njeriu bëhet trim.
“Glauk Konjufca tha se yndyra, mishi dhe rakia i ka çuar peshë, dhe kanë gjuajtur me armë. Rakia të çon më pak peshë se bari, që kanë thënë se ju ka çuar në orgji seksuale”.