Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, para përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se në këtë mbledhje nuk është biseduar për caktimin e datës për vazhdimin e seancës për demarkacionin, mirëpo për caktimin e vazhdimit të seancave të tjera, raporton Ekonomia Online.
“Mbledhja e kryesisë është në përfundim e sipër është marrë vendim që seancat të cilat i kemi fillu e i kemi lënë në gjysmë të mabahen nga e marta e tutje. Nuk ka diçka tjetër. Kjo ishte ajo që kemi bisedu. Senaca për demarkacionin nuk është caktuar. Sic duket nuk ka gatishmëri për me thirr seancë për demarkacionin. Nuk janë siguruar votat e mjaftueshme për votimin e demarkacionit”