Sherifi: Sukseset dhe dështimet e Qeverisë, duhet t’i bartin të gjithë partnerët e koalicionit

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 11:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bilall Sherifi nga NISMA për Kosovë, pas shpërndarjes së Kuvendit, ka thënë se për të gjitha arritjet, por edhe dështimet kanë përgjegjësi të gjithë partnerët e koalicionit dhe se është e padrejtë të përvetësohen nga dikush vetëm sukseset, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi besim te plotë që gjitha arritjet që po numërohen dhe tani po përpiqemi të përvetësohen është qasje e gabuar, meritat dhe dështimet janë të gjithë partnerëve te koalicionit pa marrë parasysh kush ka qenë kryeministër, le të jemi të sinqerte para sovranit”.

“Kushdo qe konsideron se ka bërë vetëm punë të mira në këtë qeveri duhet të jetë i sinqerte edhe para të zgjedhurve të vetë e lëre më para të gjithëve”, tha ai.

Ai u shpreh i indinjuar që në seancën para shpërndarjes iu dha fjala vetëm shefit të Grupit të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hotit.

Sherifi tha se Hoti është dashur ta falënderoi Haradinajn për dorëheqjen sepse në të kundërtën sipas tij, Qeveria nuk do të shkarkohej asnjëherë.

“Nuk është dashur të flet vetëm një deputet nga grupi parlamentar nuk ishte e drejte sepse debatin vetëm sa e filloi përfaqësuesi i LDK ai e tha fjalën e tij dhe nuk iu la hapësira asnjë subjekti tjetër”.

“Hoti harroi të falënderoi kryeministrin qe përmes dorëheqjes së tij i mundësoi vendit te shkojë në zgjedhje sepse po të mbetej në dore të opozitës nuk do kishte zgjedhje deri ne fund të mandatit”.

Në fund tha se nuk do të hyjnë në koalicion me partitë e mëdha.

“Në koalicion nuk do të hyjmë me parti të mëdha si LDK, VV dhe PDK”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/587871948411110

Të ngjashme