Kryetari i Grupit parlamentar të Nismas, Bilall Sherifi, ka thënë se ishte pikërisht raporti i Mehës i cili krijoi një mospajtim dhe e dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij vendi ka nevojë për një unfikim të gjithë spektrit politik, raporton Ekonomia Online.
“Procesi i demarkacionit ka një kohë të gjatë, Hoxha-Thaçi kanë nënshkruar atë marrëveshje dhe kemi pasur një raport të Mehës dhe mbi bazën e atij raporti është arritur një marrëveshje të cilën opozita e atëhershme e ka kundërshtuar fuqishëm, her me mjete demokratike e her jo vetëm demokratike. Si rezultat i një mospatjimi shoqëror në skenën politike, u krijuan rrethana që shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme ku erdhëm në një qeveri tjetër me Haradinajt në krye”, tha Sherifi.
Ai ka kërkuar një unifikim të të gjithëve sa i përket qëndrimit në lidhje me ratifikimin e demarkacionit.