Numri i personave të cilët janë shëruar nga Coronavirusi ka shkuar në 76.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook bëri të ditur se orët e fundit janë shëruar edhe 9 pacientë të tjerë.
Ndërkohë nga radhët e bluzave të bardha, ministrja Manastirliu njoftoi se janë shëruar edhe 5 mjekë dhe infermierë duke e çuar 13 numrin e stafit mjekësor të shëruar nga COVID-19.
Deri tani janë testuar 1,823 raste të dyshuara dhe prej tyre 259 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 15 kane humbur jetën.