Ardit Gashi nga Ferizaj, 19- vjeçar ishte diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute. I riu nga Ferizaji në fillim të vitit kishte kërkuar ndihmë nga vullnetmirët që t’i ndihmonin me të holla për të trajtuar sëmundjen e tij jashtë vendit. Gashit i dolën në ndihmë plot njerëz, në mesin e tyre edhe ish-deputeti e këngëtari, […]
Shërohet plotësisht 19-vjeçari nga Ferizaj, i diagnostikuar me leukemi akute

Ardit Gashi nga Ferizaj, 19- vjeçar ishte diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute.
I riu nga Ferizaji në fillim të vitit kishte kërkuar ndihmë nga vullnetmirët që t’i ndihmonin me të holla për të trajtuar sëmundjen e tij jashtë vendit.
Gashit i dolën në ndihmë plot njerëz, në mesin e tyre edhe ish-deputeti e këngëtari, Labinot Tahiri. Ai doli për ditë të tëra në shesh të Ferizajt për t’i mbledhur të gjitha të hollat që nevojiteshin.
E, Arditi sot e ka dhënë lajmin e mirë se tanimë është shëruar nga sëmundja.
“Këto janë të fundit, gjithçka përfundoi. Faliminderit Zot, faliminderit Labinot Tahiri, faliminderit shokë-shoqe”, ka shkruar ai në Instagram.
https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/3874968179245204











