Sherr mes militantëve të partive, qëllohet me mjete prerëse 40-vjeçari

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 14:12 | Nga

Një tjetër incident është regjistruar ditën e sotme mes militantëve të partive. Kësaj radhe një plagosje ka ndodhur në fshatin Bërxullë të Tiranës.

“Më datë 21.06.2017, në fshatin Bërxullë, tek një lokal i kthyer si zyrë elektorale për një subjekt politik, po zhvillohej një takim, për të cilin nuk është bërë njoftim në Policinë e Tiranës,” njofton policia.

Rreth orës 12:05, gjatë këtij takimi ka pasur një konflikt midis shtetasit N. P., rreth 45 vjeç dhe shtetasit A. S., rreth 40 vjeç.

Konflikti ka degraduar në plagosjen me mjete prerëse të shtetasit A. S., i cili ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme