Dy grupe janë përplasur mbrëmë në lokalin e VIP-ave në lagjen e njohur si “Blloku” në Tiranë. Dëshmitarët (klientë e personel) thonë se lokali u kthye në kasaphanë me gjurmë gjaku e sende të thyera. Policia ka zbardhur ngjarjen, duke arrestuar dy persona, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim.
Nga përplasja e armatosur mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, 28 vjeç truproja e Elvis Martinajt. Ky i fundit është një emër i njohur për organet e drejtësisë. I plagosur mbeti vetë Martinaj dhe miku i tij, Eljon Hato, 28 vjeç (në gjendje të rëndë). Dy grupet kanë shkrepur 11 plumba nga 2-3 armë të ndryshme. Në vendin e ngjarjes u sekuestruar 10 mijë euro, pistoletë “Glock”, 2 makina, celularë, etj.
Në kërkim janë shpallur:
Ervin Mata 31 vjeç
Fabio Allushi 42 vjeç
Mevjol Bilo 41 vjeç
Televizionet informative “Report Tv” dhe “News 24” raportojnë se “viktima Fabjol Gaxha ka ngacmuar këngëtaren e njohur Elvana Gjata, që ishte në shoqërinë e të dashurit, Ervin Mata në lokal. Nga ky moment situata përshkallëzohet dhe dy grupet që ndodheshin në lokal konfliktohen fillimisht fizikisht dhe më pas përdorin edhe armët e zjarrit. Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin që ekzekutoi me plumb në kokë Gaxhën dhe plagosi tre të tjerë, por nuk bën të ditur emrin e tij për arsye hetimore”.
Martinaj ndodhet në një spital privat në Tiranë pasi ka marrë një plumb prapa qafe, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa i miku i tij, i plagosur rëndë ndodhet në Spitalin i Traumës.
Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.