Lideri radikal serb, Vojisllav Sheshel ka thënë sot se shqiptarët planifikojnë sulm të armatosur në katër komunat veriore të Kosovës në kohën gjatë vizitës ose pas vizitës së sekretarit të NATO-së, Jens Stoltenberg në Kosovë.
Ai në konferencë për media ka thënë se këtë informacion e plason në publik në mënyrë që të parandalohen incident.
Sipas tij, ky nuk është kërcënim për shqiptarët, por vetëm thirrje që shteti të reagojë dhe të mbrojë popullsinë serbe.
Sot gjatë ditës agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, agjenci shtetërore, ka raportuar se kinse shqiptarët po planifikojnë sulm të pjesën veriore.
Kjo vije vetëm një ditë pas takimit në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.