Sheshel i bindur se Serbia kurrë nuk do të bëhet pjesë e BE-së

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 15:13 | Nga

Kreu i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel tha të premten se është i bindur se Serbia kurrë nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Unë jam i bindur se Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së, do të trajtohet si një vend i gjuetisë, si një vend ku grumbullohen lëndët e para, valutat e huaja. Ata na mbajnë në një gjendje të tillë të tregut të mirë ku mallrat e tyre vendosen pa kufizime si dhe fuqia e lirë e punës” , tha ai për Tv Pink, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme