Shesheli: Ballisti t’u kthehet autoriteteve shqiptare, nuk i duhet Beogradit

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 10:22 | Nga

Politikani i njohur serb dhe radikali Vosjllav Sheshel ka folur për arrestimin e Ismail (Ballist) Morinës në Kroaci dhe sipas tij, ai do të ekstradohet për në Serbi e cila ka lëshuar edhe një urdhër-arresti.

Sheshel thotë se Beogradi nuk duhej të ishte marrë me këtë çështje, pasi do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës.

“Prisja që gjykata kroate të mos e merrte në konsideratë këtë çështje. Çfarë na duhet neve Morina? Përveçse do të sjellë rrëmujë në Luginën e Preshevës dhe në Kosovë? Në vend që të merremi me kriminelët shqiptarë që trafikojnë organe njerëzish, merremi me dikë që suksesin e tij të vetëm e ka daljen në pah të gomarllëkut të policisë dhe sigurimit të stadiumit ku u zhvillua takimi. Nëse ai ekstradohet i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe qeverisë serbe që dënimi ndaj Ballist Morinës të jetë 5 ditor dhe mos ti lejohet hyrja në Serbi, për 10 vjet e me pas rikthimi i tij tek autoritetet shqiptare”, ka thënë radikali Vosjllav Sheshel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme