Edhe politikanët serbë nuk kanë mbetur pa reaguar pas fitores së madhe të Zvicrës ndaj Serbisë në kampionatin botëror në Rusi, transmeton Gazeta Metro.
Lideri i radikalëve të Serbisë, Vojislav Sesel, ka ofenduar shqiptarët tërë mbrëmjen e sotme pasi duket se nuk ka arritur të durojë kosovarët që shënuan gola të bukur dhe festuan me shqiponjën me dy krerë në një stadium të mbushur me serbë e rusë.
Faqja e Seselit në rrjetet sociale ka qenë e mbushur me fotografi të Xhakës e Shaqirit, të shoqëruara me ofendime dhe duke thënë ‘shqiptarët janë të gjithë bastardë’.