Sheshi “Skënderbej” i zë maksimalisht 160 mijë qytetarë, ai ishte i mbushur plotë me protestues mbrëmë

DCIM100MEDIADJI_0251.JPG
Prishtinë | 18 Tet 2025 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka treguar se Sheshi “Skënderbej” në Tiranë me rreth 40,000 m² mund të zë maksimalisht 160 mijë qytetarë. E pikërisht ky shesh, u mbush përplot me mbështetës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Kadri Veselit, pasditen e 17 tetorit, ku njëzëri u kërkua drejtësi për ta.

Behramaj ka thënë se ish-krerët e UÇK’së nuk janë vetëm, por me ta është një komb i tërë.

“Sheshi më i madh i Shqipërisë, Sheshi “Skënderbej” në Tiranë, me rreth 40,000 m² hapësirë, u mbush plot mbrëmë me shqiptarë që kërkuan drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Sipas statistikave zyrtare, varësisht nga dendësia e masës, në këtë shesh mund të mblidhen maksimalisht 160,000 qytetarë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre nuk janë vetëm. Një komb i tërë është me ta!”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu ka publikuar dhe një video me mbishkrim që “Gjykimi përfundon. Historia mbetet. Hashim Thaçi është kryepersonazhi i saj”

Të ngjashme