ShFMU “Asim Vokshi” ndër shkollat fituese të projektit “Shkollat kampione”

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët, “Asim Vokshi” në Prishtinë, është shpallur fituese e projektit “Shkollat kampione”, bazuar në kritere nga një garë e hapur, ku kishin aplikuar rreth 80 shkolla të Kosovës.

Ata kanë përfituar 9 llaptop së bashku me paisjet përcjellëse, një plastifikues të letrës. Ndërkaq, së shpejti do të pranojnë edhe paisjet tjera të ftuara (10 projektor, 3 tabela digjitale, mbajtëse për projektor, zërues të zërit dhe  perde për projektor).

Postimi i plotë i tyre:

Të dashur nxënës, mësimdhënës,  prindër dhe ju bashkëpunëtor të brendshëm e jashtëm,

Shkolla jonë është një nga 20 shkollat e përzgjedhura nga Giz për projektin “Shkollat kampione”, bazuar në kritere nga një garë e hapur, ku kishin aplikuar rreth 80 shkolla të Kosovës.

Sot, kemi pranuar 9 llaptop së bashku me paisjet përcjellëse, një plastifikues të letrës dhe  së shpejti do të pranojmë edhe paisjet tjera të ftuara (10 projektor, 3 tabela digjitale, mbajtëse për projektor, zërues të zërit dhe  perde për projektor) e gjithë kjo falë  punës dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të Ekipit Zhvillimor të Shkollës në projektet e përbashkëta me Giz-in.

Falënderojmë GIZ-in gjerman, i cili vazhdimisht ka dhënë një kontribut të madh në shkollën tonë,  ne me këtë partner të rëndësishëm po vazhdojmë bashkëpunimin shumë korrekt në projekte të ndryshme.

Përgëzime menaxherës së shkollës, mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve për punën që po bëjnë, pasi që shkolla jonë nuk është përzgjedhur rastësisht të jetë shkollë KAMPIONE.

Vazhdojmë fuqishëm drejt sukseseve të reja!

Të ngjashme