Shfrytëzonin të miturin, ja me sa vite burg dënohet çifti i romëve

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 18:45 | Nga

Gjykata e Tiranës ka bërë me dije se ka dënuar se fundmi një çift romësh, të cilët shfrytëzonin një minoren që flinte pranë Spitalit Pediatrik dhe nuk qëndronte me prindërit.

Sipas Prokurorisë, minoreni merrej në mëngjes dhe orientohej që të lypte në kryqëzimet kryesore të bulevardit qendror, por edhe në kryqëzime të tjera të Tiranës dhe në fund paratë që mblidhte merreshin nga çifti i romëve.

Rasti është denoncuar fillimisht nga prindërit e minorenit, të cilët deklaruan se ai nuk pranonte të vinte në shtëpi dhe më pas policia ka realizuar ndalimin e çiftit rom, shkruan albeu.com.

Gjatë hetimit u provua se gruaja kishte rolin kryesor në shfrytëzimin e minorenit për lypje dhe përftimin e parave që mblidhte, ndërsa bashkëjetuesi i saj u akuzua për moskallëzim krimi.

Për shkak se e akuzuara ishte shtatzënë, gjykata ia konvertoi dënimin nga 2 vjet burgim me 2 vjet e 8 muaj në shërbim prove, ndërsa bashkëjetuesi i saj u dënua me 3 muaj burg për moskallëzim krimi.

Ndonëse ndëshkimet penale nuk kanë munguar, duket se ky fenomen kërkon një qasje më sociale sesa penale, për t’u minimizuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme