Shfuqizohet vendimi për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Punësimit

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Gati dy vjet pas emërimit, Qeveria e Kosovës e ka shfuqizuar vendimin për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Punësimit (APRK), Drin Haraçia, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shqyrtimi i këtij vendimi ka ardhur pas një kërkese që ia ka bërë javën e kaluar Ministria e Administratës Publike (MAP) Qeverisë. Kjo meqë Gjykata e Apelit ka vërtetuar së fundi shkeljet që janë bërë gjatë rekrutimit të kësaj pozite.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në mbledhjen e Qeverisë, të martën, ka sqaruar për arsyet e kërkesës që MAP-i ia ka drejtuar Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme