Moti sot në Shqipëri parashikohet i vranët. Gradualisht, në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar jugun, do të nisin kthjellimet.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut fillimisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, por prej mesditës do të përqendrohen në jug aty ku nuk do të mungojnë shtrëngatat e shiut me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-5m/s, në bregdet deri 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Qytetet Temperaturat në °C Sigla
Lezhë 10/20 diell re
Durrës 14/22 diell re shi i dobët
Tiranë 14/21 diell re shi i dobët
Berat 8/23 diell re shi i dobët
Vlorë 12/23 re shi
Korçë 7/15 re shi
Gjirokastër 5/18 re shi
Sarandë 15/21 re shi