Shifër që nuk përsëritej që nga 28 marsi, rritet sërish numri i infektimeve në Itali

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Dita e sotme ka regjistruar një rekord të rasteve të personave të infektuar me koronavirus në Itali.

Sipas raportit të autoriteteve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5372 raste të reja infektimesh, shifër kjo që nuk shënohej që prej datës 28 mars.

Sa i përket shifrave të një dite më parë, sot kemi 914 të infektuar më shumë se dje e 28 viktima.

Italia edhe sot ka shënuar një rekord të ri sa i përket tamponëve të kryer, 129,471 të tillë në 24 orët e fundit.

Me shifrat e sotme, numri total i të prekurve me Covid-19 që nga nisja e pandemisë shkon në 343,770 persona, ndërsa ai i viktimave në 36,111.

Të ngjashme