Janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 mes Anglisë dhe Kosovës.
Më 10 shtator në stadiumin e Southamptonit, ‘St.Marys Stadium’, Kombëtarja e Anglisë takohet me Kosovën, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Kjo ndeshje ka tërhequr interesim të madh të tifozëve, si atyre anglez por gjithashtu edhe të ‘Dardanëve’.
Kombëtarja e Anglisë ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat e kësaj ndeshje, përcjell ‘lajmi.net’.
Stadiumi i Southampton ka një kapacitet prej 32 mijë ulëseve.