Shitësit me pakicë po falimentojnë

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 13:25 | Nga

Supermarketet, dyqanet e pajisjeve elektronike dhe dyqanet e veshjeve janë më të rrezikuarat.

Shitësit me pakicë janë duke falimentuar në një normë rekord në përpjekje për t’u përballur me rritjen e shpejtë të blerjeve online.

Në më pak se tre muaj, 14 zinxhirë të shitjeve me pakicë kanë njoftuar se do të kërkojnë mbrojtje gjyqësore, sipas një analize nga “S & P Global Intelligence Market”. Pak segmente të shitjes me pakicë kanë patur imunitet pasi shitësit e këpucëve apo shitësit e pajisjeve elektronike e kanë gjetur veten të detyruar të riorganizohen.

Ndërkohë, shitësit amerikanë po mbyllin dyqanet e tyre më shpejt se kurrë, ndërsa përpiqen të zhvendosin më shumë biznesin e tyre në internet. S & P fajësoi vështirësitë financiare të shitësve për paaftësinë e tyre për t’u përshtatur me rritjen e presionit nga e-commerce.

CEO i “Urban Outfitters” Richard Hayes tha se ka shumë dyqane që po mbyllen, veçanërisht ato që shesin veshje.

“Ne po shohim rezultatet: dyer që po mbyllen dhe qira të tërhequra. Ky trend do të vazhdojë për një të ardhme të parashikueshme dhe madje mund të përshpejtohet”, tha ai.

Supermarketet, dyqanet elektronike dhe dyqanet e veshjeve janë më të rrezikuarat, sipas S & P.

Segmentet e shitjeve me pakicë të ushqimeve dhe ato të përmirësimit të shtëpisë janë më të sigurtat.

Dyqane si “The Limited”, “Wet Seal”, “BCBG Max Azria” dhe “Vanity Shop” i Grand Forks po kërkojnë mbrojtje gjyqësore në vitin 2017. ‘Viktima’ e fundit e këtij trendi ishte “Payless Inc”, e cila u paraqit për falimentim më 4 Prill dhe tha se do të mbyll 400 dyqane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme