Pas reshjeve të shiut të përcjella edhe me breshër në Komunën e Ferizajt, janë paraqitur telashe edhe në Spitalin Rajonal.
Një pjesë e madhe e dokumenteve dhe e dosjeve të rëndësishme janë dëmtuar në bodrumin e këtij objekti, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përveç këtyre, janë dëmtuar edhe medikamente të ndryshme, pastaj uji ka depërtuar nga kulmi në Repartin e Gjinekologjisë, në një pjesë të transfuzionit dhe të dializës etj.
Bejtush Jaha, ud.i drejtorit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, ka njoftuar se një pjesë e madhe e dokumenteve të rëndësishme janë dëmtuar nga moti i keq, ndaj për këtë çështje ka formuar një komision të veçantë.