Mëngjesi me diell, mesdita me reshje shiu dhe bore në Shqipëri

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme, e premte 3 prill 2020, në Shqipëri pritet që të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike, por nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në këtë mënyrë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në relievet kodrinore dhe malore në lindje ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në lindje të territorit si dhe zonën e jugut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Juglindjes prej orëve të mesditës do të ketë reshje dëbore në lartësitë mbi 700-800 metër.

Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët me vlera të parashikuara nga -4°C në zonat malore deri në 6°C në ato bregdetare. Sa i përket vlerave të parashikuara për mesditën pritet një rritje e lehtë nga 9°C në zonat malore deri në 18°C në ato të ulëta dhe ato bregdetare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme