Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi dëme në Skenderaj

Skenderaj | 04 Qer 2017 | 14:41 | Nga

Shiu i rrëmbyeshëm dhe me stuhi që ka rënë gjatë natës së mbrëmshme në Skenderaj ka shkaktuar dëme në disa disa lokacione në Skenderaj.

Lakocionet më të dëmtuar janë Lagjaj 3 në dy vendbanime, një pjesë e Lagjes 6 dhe disa dëme të vogla në disa fshatra. Edhe në disa rrugë të qytetit si pasojë e rreshjeve në sasi të madhe të shiut ka pasur pengesa në qarkullim për shkak të grumbullimit të baltës dhe materialeve të forta që ka sjellur uji i rrëmbyeshëm.

Më një herë pas reshjeve ekipet emergjente kanë dalur në terren për të vlerësuar situatën e krijuar. Sipas vlerësimeve të bëra sot, vetëm në Lagjen 3 uji ka shaktuar dëme në 40 ekonomi familjare, ku përfshihen shtëpitë, objektet tjera përcjellëse, vetura, makina bujqësore, kopshte, kafshë shtepiake dhe shpezë.

Sot gjatë ditës menjëherë janë pastruar edhe disa rrugë të qytetit të cilat ishin mbuluar nga balta. Rrugët “Sala e Hamit Jashari”, “Fehmi e Xhevë Lladrofci” dhe “28 Nënrori”.

Edhe nga disa fshatra janë raportuar dëme kryesisht në rrugët dhe në prona bujqësore.

Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike, sot gjatë gjithë ditës ekipet kanë punuar për të evidentuar dëmet kryesisht në qytet. Një vlerësim i përgjithshëm për dëmet e shkaktuar do të bëhet në ditët në vijim pasi të mblidhen të gjitha të dhënat për dëmet e shkaktuar.

Image may contain: plant and outdoorImage may contain: sky, tree, cloud, outdoor and natureImage may contain: plant, tree, grass, outdoor and natureImage may contain: house, plant, sky, tree, outdoor and nature

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme