Shkaktoi vdekjen e 5 anëtarëve dhe po mbahet në arrest shtëpiak, nesër protestohet në Shtime

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Më 6 qershor të këtij viti, një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, u mori jetën pesë familjarëve Ramadani, në mesin e tyre edhe një fëmijë.

Mirëpo, i dyshuari E.M., para dy ditësh i është ndryshuar masa e paraburgimit, ku me kërkesë të Prokurorisë i njëjti është liruar në arrest shtëpiak për një muaj.

Për këtë familjari, Arben Ramadani, ka njoftuar se nesër do të mbahet një protestë paqësore duke kërkuar drejtësi.

” Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Protestë paqësore

Me moton: Duam drejtësi

Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë

Plaget janë të hapura dhe dhimbja ende është e papërballueshme për ne, ngutia e prokurorit dhe gjykatës për lehtësim të procedurave , krijon dyshime të bazuara për anim në rast dhe jo drejtësi

Ne duam drejtësi.

Protesta do të mbahet ditën e Premte më 01.10.21, në oren 11:00

Lokacioni: Sheshi dëshmorëve në Shtime ( sheshi te rruga bllacalive)

Të ngjashme