Shkaku i borxhit i kërkojnë ta lirojë shtëpinë

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 12:22 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të detyrimit që ka ndodhur në Shtime.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Në raport thuhet se viktima ka informuar Policinë se në shtëpinë e tij kishte shkuar i dyshuari dhe si pasojë e një borxhi që i kishte djali i viktimës, i dyshuari ka kërkuar nga viktima që t’ia lirojë shtëpinë.

Njësitë policore kanë intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme