Mos pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve mund të shtyjë Hector Bellerinin drejt transferimit në Barcelonë
Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë që prej largimit të Dani Alves, i cili kaloi në Juventus.
Sipas të përditshmes katalunase, Mundo Deportivo, Barcelona tashmë e ka përzgjedhur Hector Bellerinin, të cilit do t’ia besojë krahun e djathtë të mbrojtjes.
Lojtari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2022, por Barcelona shpreson se do të mund ta transferojë gjatë verës, pasi skuadra londineze mund të mos kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
Arsenal renditet në vendin e pestë me një pikë më pak se sa Liverpool, por në rast se skuadra e Klopp fiton ndeshjen e fundit, atëherë ata do të kualifikoheshin vetëm në Europa League.
Kujtojmë se Bellerin nga akademia e Barcelonës kishte kaluar në Arsenal dhe kthimi i tij në Camp Nou nuk do të ishte problem për të.
Barcelonës do t’i kushtonte Bellerin 50 milionë euro, pasi aq është edhe klauzola e tij me kontratën e re.