Një lokal është përfshirë nga zjarri në Gjakovë si pasojnë e një friteze me vaj në kuzhinë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është dëmtuar edhe një pjesë e një lokali tjetër. “Raportohet se si pasojë e një ferteze me vaj në kuzhinë, është përfshirë nga zjarri një lokal, nga i […]
Shkaku i fritezës me vaj, përfshihet nga zjarri një lokal në Gjakovë

Një lokal është përfshirë nga zjarri në Gjakovë si pasojnë e një friteze me vaj në kuzhinë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është dëmtuar edhe një pjesë e një lokali tjetër.
“Raportohet se si pasojë e një ferteze me vaj në kuzhinë, është përfshirë nga zjarri një lokal, nga i cili me pas është dëmtuar edhe një pjesë e një lokali tjetër. Njësitet relevante policore kanë qenë në lokacion, dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.











