Shkaku i një gabimi teknik nuk u raportuan afro 16 mijë raste me Coronavirus në Britani

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një gabim teknik ka bërë që të mos raportohen afro 16 mijë raste me koronavirus në Britani të Madhe dhe kështu është shtyrë angazhimi për të gjurmuar kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv, raporton BBC.

Shëndeti Publik i Anglisë ka njoftuar se 15.851 raste me koronavirus nga 25 shtatori deri më 2 tetor, kanë mbetur jashtë shifrave ditore në Britani.

Ato janë shtuar te 12.872 raste të reja të shtunën dhe shifra 22.961 rasteve të dielën.

Është njoftuar se të gjithë ata që kanë testuar pozitiv janë informuar. Por ata që kanë qenë në kontakt të afërt me ta nuk janë informuar shkaku i gabimit teknik.

Çështja është zgjidhur. Gabimi teknik ka ndikuar edhe që rastet ditore të raportuara kanë qenë më të ulëta se shifra reale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme