Për shkak të sanimeve rrugore, sot është mbyllur kahu i djathtë i rrugës “Femi Lladrovci” në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës është detyruar të intervenojë për të bërë sanimin dhe shtresimin e kësaj rruge tejet të dëmtuar.
Të enjten Komuna kishte njoftuar se sanimet do të bëhen në të dy kahet e rrugës nga “Rrethi i Flamurit” e deri te “Rrethi i Spitalit”
Pas kryerjes së punimeve në këtë pjesë, do të vazhdohet në shtegun tjetër. Rregullimi i gjithë segmentit rrugor pritet të bëhet brenda 30 ditëve.