Shkarkohet Bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 16:53 | Nga

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” mbetet pa bord menaxhues. Ky vendim është marrë sot nga Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot.

Pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje Komisioni i aksionarëve i kësaj ndërmarrje ka marrë disa vendime:

1. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”;
2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;
3. Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme