Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva.
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva u shkarkua pasi nuk kaloi dot Vettingun, transmeton abcnews. Avokati i Besim Trezhnjevës, Fatmir Braka tha se vendimi i Komisionti të Pavarur të Kualifikimit ishte i padrejtë dhe do ta apelojnë.
“Ka një vlerësim të fundit të komisionit që thotë që ka diferenca, dhe njëkohësit ekspertim të kryer nga ekspertë kontabël, me të cilën shifrat një diametralisht të kundërta. Neve kërkuam që të bëhej ekspertimi që ishte gjëja më minimale për një proces të rregullt që quhet sot rëndom, ligjor, të na i pranonte Komisioni. Nuk na i pranoi, kështu që vendimi na u duk i padrejtë, i parregullt. Këto janë incidente me pasoja për të ardhmen e për gjyqtarët e tjerë ”.
Dy ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën dëgjimore me gjyqtarin e Durrësit, Besim Trezhnjeva deklaroi se ai ka fshehur pasurinë dhe se deklarimi që ka bërë nuk përputhet.