Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është shkarkuar nga posti i saj, shkruan Koha.net, duke u thirrur në burime brenda Qeverisë.
Shkarkimi i saj thuhet se ardhur pas mosmarrëveshjeve për taskforcën e krijuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për mjedisin.
Reshitaj ka qenë e paqasshme në telefon. Koha.net ka tentuar të kontaktojë edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, nga e cila parti vjen Reshitaj, si dhe me këshilltarin e tij Jetlir Zyberaj, por kontakti ishte i pamundur.
Ditë më parë Qeveria kishte merituar vendimin për krijimin e Task Forcës për pastrimin e mjedisit në periudhën 15 shtator- 15 dhjetor 2018.