Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, grabiste vilat

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 21:49 | Nga

Policia spanjolle e Madrid ka shkatërruar një bandë shqiptare, e cila është përgjegjëse për mbi 200 raste të grabitjes së vilave luksoze.

Mes personave që kanë rënë pre është edhe kapiteni i Atletiko Madrid, Gabi Fernandez, në banesën e të cilit u grabit një orë, veshje dhe një xhaketë me vlerë 10.000 euro.

Mësohet se 5 anëtarë të bandës kanë përfunduar në prangat e policisë, pak para se të vinin në zbatim planin për të shkuar në Shqipëri.

Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet me dije, por mediat spanjolle raportojnë se janë të moshës mes 21 dhe 47 vjeç. Mediat spanjolle raportojnë se grabitësit merrnin informacion mbi banorët dhe hynin në banesat e tyre kur ata nuk ndodheshin aty.

Të ngjashme