Shkelen dy këmbësore në Mitrovicë

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 11:18 | Nga

Në rrugën Dëshmorët e Kombit në Mitrovicë dje ka ndodhur një aksident trafikur, me ç’rast janë lënduar dy këmbësore.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ndërsa thotë se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Një burrë shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tij, ka goditur dy këmbësore, shqiptare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme