Shkelja e armëpushimit, forcat azere dhe armene fajësojnë njëra-tjetrën

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Armenia dhe Azerbejxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit, që është arritur gjatë së shtunës, pas bisedimeve në Moskë.

Armëpushimi, që është iniciuar dhe mbështetur nga Presidenti Vladimir Putin, kishte qëllim t’i ndalonte luftimet dhe t’i lejonte të dyja palët t’i shkëmbenin të burgosurit dhe viktimat e luftës.

Brenda disa minutave kur ishte arritur ky pakt, ministria armene e mbrojtjes ka akuzuar Azerbejxhanin për bombardimin e një vendbanimi brenda Armenisë, ndërsa forcat azere kanë mohuar këtë duke thënë se ishin armenët, ata që e thyen marrëveshjen, shkruan Reuters.

Bisedimet në Moskë ishte kontakti i parë diplomatik mes zyrtarëve armenë dhe azerë, që kur luftimet mbi enklavën e Nagorno-Karabakh, kishin filluar, më 27 shtator.

Kjo zonë është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbejxhanit mirëpo është e populluar dhe qeverisur nga armenët etknikë.

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, ka thënë se armëpushimi do të zgjaste vetëm për aq kohë sa i duhej Kryqit të Kuq për të rregulluar shkëmbimin e të vdekurve. Ndërsa, zyrtarët armenë kanë thënë se po i përdornin të gjitha kanalet diplomatike për arritjen e një armëpushimi.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili kishte ndërmjetësuar mbi 10 orë bisedime, tha në një deklaratë se armëpushimi do të bëhej mbi baza humanitare ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, tha se ishte i gatshëm për të lehtësu

Të ngjashme