Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, nuk ka mundur të kryej shërbimet e internetit siç kishte planifikuar.
Tërë kjo pas shkeljeve që AntiKorrupsioni ka gjetur në tenderin e shpallur për shërbime të internetit.
“ .. ndërrmarrja që merr pjesë në këtë tender duhet të dëshmoj se ka kryer me sukses më së paku një kontratë të ngjajshme me këtë tender me institucionet publike. Kërkesë kjo për të cilën Agjencia Kundër Korrupsionit konsideron se është diskriminuese dhe kufizon konkurrencën e lirë në mes operatorëve ekonomik”, thuhet në vërejtjen e Agjencisë.
AntiKorrupsioni përveç që i ka kërkuar Universitetit të mos i përsëris praktikat e tilla në të ardhmen, ka kërkuar edhe korrigjimet e gabimeve të bëra.(Gazeta Fjala)