Haradinaj në Gjilan zotohet për përmirësimin e rezultateve pas përjashtimit nga EQAR

Gjilan | 09 Mar 2018 | 12:53 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Gjilani “Kadri Zeka” (UKZ), ka shënuar 5-vjetorin e themelimit. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka premtuar mbështetje për universitet publike në vend. Ai ka përmendur edhe largimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ai e ka pranuar se largimi nga ky mekanizëm ka qenë goditje e rëndën për arsimin e lartë, por që ëshët shprehur i gatshëm që të ri

“Si shoqëri jemi në nisje, 5 vjet universitet, 10 vjet shtet Kosova.  Ne jemi në rrugë të drejtë dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë njerëzit tanë.  Duke i zhvilluar e përkrah universitetet publike ne e përkrahim një mision tonin që zërin e dijes me ofruar të njeriu ynë i ri më këtë rast tek studenti. Kosova po përballet me sfida të rënda dhe goditja që na erdhi nga EQAR, ne jemi të gatshëm ta riparojmë këtë”.

Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi tha se rruga e Universitet “Kadri Zeka” ka qenë e suksesshme për gjatë 5 viteve.

Kosumi, tha se themelimi i UKZ-së bëri të mundur përfshirjen e numrit më të madh të studentëve të rajonit të Gjilanit, të Luginës së Preshevës dhe të viseve të tjera në shkollimin e lartë universitar.

Ai ka sqaruar se UKZ vazhdon traditën e tri fakulteteve, të cilat, nga viti 2010-2013, në Gjilan kanë funksionuar si degë të fakulteteve përkatëse të Universitetit të Prishtinës.

“Sivjet 300 student kanë marrë diplomat e para të universitetit. Kjo është një kthesë historike, sivjet marrin studentët diplomat e merituara. Universiteti nuk është oazë e një shoqërie, por e observon shoqërinë dhe e arsimon atë. Ne ende nuk e kemi infrastrukturën e duhur, por jemi duku u munduar ta arritëm për t’i arritur gjithashtu qëllimet tona. Ne po synojmë ta ndjejmë synimin pozitiv të bashkësisë në UKZ dhe anasjelltas”, tha ai.

“Për të gjitha programet studimore që janë hartuar në UKZ, ekspertet e universitetit do ta bëjnë hulumtimin e tregut në mënyrë që të analizohet gjithashtu para se të formohet një program i ri. Universiteti ynë është fidanishte për bizneset. UKZ po synon ta ndërlidh fushën e veprimit me universitetet ndërkombëtare. UKZ po jep kontributin e vet në këtë drejtim. Diploma e secilit nga 300 studentet bart në vete mundin e studentit, fakultetit dhe qeverisë. Ajo diplomë nuk është një copë letër. Ajo diplomë na bënë shumë krenar neve”, tha ai.

Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se janë 5 hapa gjigant që janë bërë këto5 vite nga universiteti.

“Nuk mundemi me kaluar pa e përmend emrin e Kadri Zekës që i bënë nderë universitetit tonë. Unë mbështetem prapa fjalëve të kryeministrit për ta vazhduar mbështetjen e rritjes së universitetit. Mbështes edhe vendimin e qeverisë për ti dhënë universitetit 7.2 hektar tokë për ndërtimin e kampusit të ri universitar”, tha ai.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka, Bajram Kosumi i ndau mirënjohje kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për kontributin e dhënë për ndërtimin e kampusit të universitetit. Gjithashtu u ndan mirënjohje për dekanë, profesorë e student.

Universiteti “Kadri Zeka” u themelua me vendimin e Qeverisë së Kosovës me 6 mars 2013, i cili nga Kuvendi i Kosovës u miratua më 30 maj 2013.

UKZ vazhdon traditën e mëhershme universitare në Gjilan. Përgatitja e mësimdhënësve ka filluar nga viti 1958, në nivel të shkollave të larta.

Në vitin shkollor 1980/81, Qendra për Arsimin e Lartë të Mësimdhënësve u transformua në Shkollë të Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, në të cilën kanë funksionuar dy grupe mësimore: Grupi për Edukatore të Enteve Parashkollore dhe Grupi për Mësim Klasor.

 

 

Të ngjashme