Shkelje të shumta kushtetuese

Prishtinë | 08 Pri 2017 | 09:15 | Nga

Akti më i lartë juridik i vendit, Kushtetuta e Kosovës, e miratuar nëntë vjet më parë po shkelet tërësisht nga vetë ata që janë të thirrur për zbatimin e saj.

Sipas ekspertëve kushtetues, aktin më të lartë juridik në vazhdimësi e kanë shkelur presidenti i Kosovës, kryeministri dhe kryeparlamentari.

Riza Smaka, i cili ka marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shprehet i zhgënjyer me shpërfilljen e Kushtetutës, e cila po shkelet vazhdimisht.

“Jam shumë i zhgënjyer dhe i dëshpëruar nga mospërfillja, nëpërkëmbja e Kushtetutës. Këtë nuk e përfill kryetari i Kuvendit, e nëpërkëmb kryeministri, ka raste kur është evidentuar se është shkelur Kushtetuta si në Kuvend, po ashtu edhe në Qeveri. Ekzekutivi i vendit i ka cenuar 22-23 parime, norma kushtetuese me rastin e Marrëveshjes për Asociacionin”, ka thënë ai.

Smaka thotë se as që ka pritur nga këta liderë institucionalë ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sipas tij, Kosova dallon shumë me shtetin e së drejtës, pikërisht për shkak të shkeljeve të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme