“Dirigjenti shqiptar Bujar Llapaj ka ardhur në Prishtinë dhe ka filluar parapërgatitjet me orkestrën dhe Korin e Filarmonisë së Kosovës”, ka thënë DijanaToska për KultPlus e cila ka shpjeguar se pjesë e këtij koncerti në Vatikan do të jetë edhe violinisti i famshëm shqiptar Shkëlzen Doli
Sarandë Selimi
Artisti shqiptar Bujar Llapaj ka arritur tashmë në Prishtinë dhe ka filluar parapërgatitjet për koncertin madhështorë që do të mbahet në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënës Tereze. Ideatorja e krejt këtij manifestimi, qysh prej promovimit të himnit të Nënës Terezë e deri te koncerti në Vatikan, Dijana Toska ka thënë për KultPlus se tashmë gjithçka po shkon drejtë formësimit.
“Dirigjenti shqiptar Bujar Llapaj ka ardhur në Prishtinë dhe ka filluar parapërgatitjet me orkestrën dhe Korin e Filarmonisë së Kosovës”, ka thënë Toska, e cila ka shpjeguar se pjesë e kësaj orkestre do të jenë edhe instrumentistë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Diaspora. Toska ka konfirmuar për KultPlus se violinisti i famshëm shqiptar Shkëlzen Doli do të jetë pjesë e këtij koncerti dhe në Vatikan do të prezantohet si solist. Po sipas saj, këtij koncerti i janë përgjigjur shumë artistë të famshëm shqiptarë, emrat e të cilëve do të bëhen publik së shpejti.