Opinionisti Shkëlzen Gashi, ka deklaruar se kur Shpend Ahmeti ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje kishte premtuar se do ta rregullojë tregun e Prishtinës në mandatin e parë, gjë që nuk e ka bërë as në të dytin
Gashi ka shkruar në Facebook se tetë vjet pas qeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë, tregu është pothuajse në gjendje të njëjtë.
Ai e ka quajtur Ahmetin debill, dembel dhe dështak.
“Para tetë viteve isha shumë i shqetësuar me qeverisjen skandaloze të Isa Mustafës dhe të LDK-së në Prishtinë, prandaj si veprimtar shoqëroro-politik edhe angazhohesha për humbjen e tyre në zgjedhje. Një prej aktiviteteve të mia më 2013 ishte edhe kjo fotografi e pazarit të Prishtinës, të cilën aktivistët e LVV-së e bënë virale, ndërkaq kandidati i LVV-së për Kryetar të Prishtinës premtoi se do ta rregullojë pazarin që në mandatin e parë. Jo që nuk e bëri në mandatin e parë, po as në të dytin. Tetë vjet mbas, pazari i Prishtinës është në gjendje pothuajse të njëjtë. Debilli, Dembeli dhe Dështaku (3D) që na i humbi tetë vjet, a thua vallë në cilën ‘studio televizive’ do të angazhohet si ‘analist politik’?”, ka shkruar Gashi.