Shkëlzen Gashi tallet me mundësinë e prishjes së raporteve të Kosovës me ShBA-në

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Shkëlzen Gashi, ish-aktivist i Vetëvendosjes, është tallur me mundësinë e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me mbështetësin më të madh ndërkombëtar të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.

Gashi ka ironizuar me mundësinë e braktisjes së Kosovës nga SHBA-të, duke krahasuar SHBA-të me me Hitlerin e Musolinin, shkruan Metro.

“Kuku, mos po na braktisë Perandoria Osmane… Kjo bre Perandoria Austro-Hungareze… Në fakt, Gjermania e Dajës Hetë (Hitlerit), jo, Italia e dajës Musë (Musolinit)… Jo bre, deshta me thanë mos po na braktisë Amerika, Amerika, se s’m’u kujtojke“, ka shkruar Gashi, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Kryeministri Kurti është duke u ballafaquar me presion të shtuar të bashkësisë ndërkombëtare dhe veçanërisht të administratës së presidentit amerikan Trump për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme