Shkëlzen Maliqi jep “formulën” për arritjen e marrëveshjes VV-LDK

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Maliqi ka bërë një indeksim të pozitave, që duhet të ndahen ndërmjet dy partive.

“Rreth ndarjes se posteve te koalicionit LV & LDK: dy subjektet i kane ne dispozicion 10 poste ministrore dhe 2+1 poste mbi ministrore, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe, pas 18 muajsh, Presidentin”.

“Pesha e Kryeminstrit, Kryekyvendarit dhe Presidentit sigurisht se eshte me e madhe se e ministrave qe eshte veshtire te matet ne menure ekzakte, por aproksimativisht, Kryeministrin une do ta vleresoja me indeksin 6, Presidentin me indeksin 4 dhe Kryekuvendarin me indeksin 2.
Jane edhe dy poste te Zavendeskryeminstrave qe mund te indeksohen me 1.5”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Rreth ndarjes se posteve te koalicionit LV & LDK: dy subjektet i kane ne dispizicion 10 poste ministrore dhe 2+1 poste mbi ministrore, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe, pas 18 muajsh, Presidentin.

Pesha e Kryeminstrit, Kryekyvendarit dhe Presidentit sigurisht se eshte me e madhe se e ministrave qe eshte veshtire te matet ne menure ekzakte, por aproksimativisht, Kryeministrin une do ta vleresoja me indeksin 6, Presidentin me indeksin 4 dhe Kryekuvendarin me indeksin 2.
Jane edhe dy poste te Zavendeskryeminstrave qe mund te indeksohen me 1.5.

Edhe te postet ministrore duhet dalluar disa qe kane me shume peshe, me indeks prej 1.5 (punet e jashtme, rendi, mbrojtja, financat…) kurse te tjerat jane me indeksin 1.

Per te balancuar ndarjen e pushtetit duhet te logarritet edhe pesha e 10 posteve te ministrive te shkrira ne numer te reduktuar prej 12 ministrive, qe duhen ti kene drejtuesit ekzekutiv, p.sh. nuk do te kemi me minister te diaspores por do he jete drejtuesi i departamentit per diasporen qe eshte post i lart, me indeks 0.5. Me ne fund jane edhe postet e zevendesministrave qe po keshtu mund te indeksohen me 0 5.

Partite nese duan qe te arrijne ndarjen e pushtetit proporcional me rezultatin e zgjedhjeve mund ta bejne nje grafikon me te gjitha postet ekzekutive te indeksuara ne menyre qe matematikisht te reflektohet raporti baze LV 29: LDK 28.

Nuk eshte aq e komplikuar sa mund t’ju duket ne shikim te pare.
Te postet kryesore tabela e ndarjes se pushtetit, do te dukej keshtu:
LV : 6 + 1.5 + 1.5 + 1.5 + 1 + 1 + 1 = 13.5
( lexo Km+zvKm+ 2 min me yll + 3 min tjera)
LDK : 2 + 1.5 + 1.5 + 1.5 + 1 +1 +1 = 9.5 + (4) = 13.5

lexo : Kr. Kuv + zvKm + 2 min me yll + 3 min tjera dhe i kovertuar posti i Presidentit qe pas 18 muajsh barazon ndarjen e qe mundet me u kompenzua me postet tjera te zevendesministrave, qofte menjeher, qofte me rokada pas zgjedhjes se Presidentit.
Ky eshte thjesht nje kontribut aplikativ per respektimin e logjikes se numrave ne interpretimin e verdiktit te sovranit.

Kjo logjike eshte gjithsesi me e drejte se ajo e shantazheve te vitit 2017 qe subjektit me 8 % te votes te elektoratit i dha Kryeminstrin, e partise qe si e vetme nuk do ta kalonte pragun i dha zvKryeminstrin dhe disa resore te rendesishme ministrore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme