“Shkëmbyem unazat”, Arsimi tregon të pathënat e lidhjes me Anën

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Historia e Arsimit dhe Anës mori vëmendje të madhe në faqet rozë, por gjithçka mes tyre përfundoi shumë shpejt.

Arsimi ka zbuluar në “Shqipëria Live” se takimin e parë e pati me Anën, e cila moderoi emisionin në ditën që ai u prezantua në program sepse moderatorja Bora Zemani ishte e infektuar me Covid-19.

Ai rrëfeu se pati një pëlqim të fortë për Anën dhe shkëmbyen unazat, por mungesa e vëmendjes solli ndarjen.

Ka qenë një pëlqim, tani nuk jemi më bashkë. Kemi qenë një pjesë të shkurtër bashkë. Mbaroi shumë shpejt. Ajo si tip tha se jam shumë i ftohtë dhe nuk i jap vëmendje edhe u largua. I kam dhuruar një unazë, dhuratë për qejf. Dhe unë e kam një dhuratë prej saj. Nuk beson më. Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur. Unë jam këtu me punë, kam djalin, kam halle. Dhe ajo duhet ta ndryshojë emrin, nuk duhet ta ketë Diana, por Vëmendje. Ajo vetëm vëmendjen donte, të rrinte me celular 24/7”, tha Arsimi.

“Pra bëhej e bezdisshme për ty?”, u pyet ai.

“Po”, u përgjigj Arsimi.

Të ngjashme