Shkencëtarët kanë identifikuar një lloj të ri të HIV – i pari që u zbulua që nga viti 2000.
I zbuluar rishtazi, ky lloj virusi i përket së njëjtës nën-familje të virusit përgjegjës për pandeminë që filloi në 1981 në Afrikën Sub-Sahariane, e përhapur në të gjithë globin dhe ka vrarë 32 milionë njerëz, njofton Klan Kosova.
I përket grupit M të virusit dhe është identifikuar në tre persona në Republikën Demokratike të Kongos nga shkencëtarët në Abbott Labs, i cili bën teste diagnostikuese të HIV-it.
Familja e viruseve është akoma ajo që infekton më shpesh njerëzit.