Dy majmunë janë bërë të parët që janë klonuar duke përdorur teknikën e cila krijoi delen e famshme Dolly.
Kjo teknikë sjell edhe më afër mundësinë e klonimit të qenieve njerëzore. Por shkencëtarët paralajmërojnë se nuk mund të ketë arsye të mira për të krijuar klone të tilla, dhe se çështjet etike dhe ligjore duhet të marrin përgjigje për një hulumtim të tillë.
Teknika do t’ua mundësojë hulumtuesve që të krijojnë laboratorë të plotë të majmunëve gjenetikisht identikë. Kjo mund të jetë shumë e dobishme në kërkimet shkencore dhe mjekësore – duke i lejuar mjekët të shohin se si trajtimet specifike ndikojnë në përbërjen gjenetike të kafshëve që përndryshe janë saktësisht të njëjta, transmeton Gazeta Express.
Dy majmunët identikë, të quajtur Zhong Zhong dhe Hua Hua, u lindën tetë dhe gjashtë javë më parë në një laborator në Kinë. Ata përfaqësojnë shtrirjen më të largët të teknologjisë së klonimit, që i ngjajnë njëri-tjetrit tërësisht në mënyrë gjenetike.
Ata s’janë të parët që janë klonuar, por janë të parët që prodhohen duke përdorur teknikën e transferimit bërthamor të qelizave të vetme, që përfshin transferimin e ADN-së së bërthamës qelizore në një qelizë vezësh të dhuruara, e cila më pas nxitet të zhvillohet në një embrion – diçka e ngjashme ishte përdorur edhe në delen Dolly.